Lehtësohen masat, Greqia lejon dasmat dhe pagëzimet, por me një kusht

Evropë

Lehtësohen masat, Greqia lejon dasmat dhe pagëzimet, por me një kusht

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:44
Ilustrim

Me lehtësimin e masave, prej qershorit në Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike. Gjatë njoftimeve për heqjen e masave të mbylljes, ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi se tani do të zbatohen rregulla të reja për dasmat dhe pagëzimet, ku do të lejohen deri në 100 persona, por në ambiente të hapura.

Gjithashtu u vendos që ora policore nis 30 minuta pas mesnate. Baret dhe restorantet nuk do të lejohen që të vendosin muzikë, për të paktën deri në fund të majit.

Lehtësimi i masave hyn në fuqi nga e premtja. Nga fundi i javës do të hiqet edhe leja e kërkuar me SMS për të dalë e për të bërë pazaret, kurse do të lejohet edhe udhëtimi nga prefektura në prefekturë.

Në ishuj, njerëzit mund të futen duke paraqitur një test negativ të çdo lloji apo certifikatë vaksinimi. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Greqia numëron 367,076 të infektuar dhe 11,141 humbje jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat