Borxhi publik kapërcen 200 për qind, Greqia mban shpresën te turistët

Evropë

Borxhi publik kapërcen 200 për qind, Greqia mban shpresën te turistët

Më: 16 maj 2021 Në ora: 07:08
Greqi

Turistët e parë mbërritën këtë të shtunë në Greqi, një pjesë e të cilëve nxituan drejt porteve të Athinës për të marrë tragetet me destinacion fundor ishujt e famshëm Mikonos dhe Santorini.

Greqia shpreson që të jetë një destinacion i sigurtë për turistët e huaj në përpjekjen për të ringjallur turizmin, sektori kyç i ekonomisë së saj, që u gjunjësua nga pandemia.

Me izolimin që zgjati përtej parashikimeve, borxhi problematik publik i Athinës pritet që të rritet në 2021, me parashikime zyrtare që e çojnë atë deri në 209 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

E në përpjekje për të tërhequr të paktën gjysmën e turistëve të 2019-ës, Greqia ka nisur një fushatë masive vaksinimi nëpër ishuj. Kastellorizo, vetëm pak kilometra në kufi me Turqinë është ishulli i parë plotësisht i vaksinuar dhe i përfshirë në listën e zonave Covid-free.

Numri i turistëve në Greqi ra me rreth 80 për qind në vitin 2020, duke regjistruar rreth 7 milionë nga 34 mln të tillë në 2019. Të ardhurat e siguruara në ky sektor ranë me 76 për qind dhe këtë vit, qeveria greke shpreson që ta ringjallë sektorin me tërheqjen e të paktën 18 mln vizitorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat