Britanikët e vaksinuar janë të mbrojtur nga varianti Indian i Covid-it

Evropë

Britanikët e vaksinuar janë të mbrojtur nga varianti Indian i Covid-it

Më: 16 maj 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Vaksinimet ofrojnë shenja pozitive të rezistencës ndaj shtrirjes së variantit indian, që është përhapur në Britani.

Zyrtarët në Whitehall të cilët kanë parë disa të dhëna që i kishin në dispozicion thuhet se janë optimistë në luftimin e variantit indian, zbuloi një burim i brendshëm, raporton The Sun.

Ai tha: “Ka besim te të dhënat e hershme”, duke shtuar se ata ishin “optimistë” për gjetjet fillestare.

Zyrtarët thanë se kishte pasur vetëm një rritje të rasteve me këtë variant në popullatën e pa vaksinuar.

Por ministrat dhe ekspertët do të duhet të presin me javë të tëra para se të arrijnë në një përfundim të sigurt.

Ministri i Shëndetësisë Edward Argar tha: “Të gjitha provat e deritanishme sugjerojnë se nuk ka rritje të ashpërsisë së sëmundjes”.

Profesori Anthony Harnden, i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin, tha se vaksinat janë “pothuajse me siguri më pak efektive” në zvogëlimin e transmetimit të variantit Indian, por ende kryejnë punë në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat