Pandemia ka përkeqësuar situatën e komunitetit LGBTI, thotë BE-ja

Evropë

Pandemia ka përkeqësuar situatën e komunitetit LGBTI, thotë BE-ja

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian thotë se pandemia e koronavirusit ka përkeqësuar situatën e të drejtave të komunitetit LGBTI (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët).

"Pandemia e COVID-19 ka rritur nivelin e dhunës dhe diskriminimit ndaj personave LGBTI, duke përfshirë dhunën në familje, gjuhën e urrejtjes në internet dhe krimet me bazë urrejtjen", ka thënë përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Të hënën (17 maj) është Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Ai theksoi se çdo qenie njerëzore lind e lirë dhe e barabartë si dhe riafirmoi angazhimin e fuqishëm të BE-së për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut, përfshirë këtu edhe personat e komunitetit LGBTI.

Borrel theksoi se ishte i shqetësuar me faktin se 69 vende kanë kriminalizuar marrëdhëniet e dashurisë midis njerëzve të të njëjtës gjini dhe 11 vende madje kërcënuan edhe me dënime me vdekje.

"BE do të vazhdojë të trajtojë diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, duke vazhduar thirrjet për një shoqëri më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme", tha Borrell në një deklaratë./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat