Greqia dhe Turqia dakordohen për të pranuar reciprokisht certifikatat e vaksinave anti-COVID

Evropë

Greqia dhe Turqia dakordohen për të pranuar reciprokisht certifikatat e vaksinave anti-COVID

Më: 31 maj 2021 Në ora: 14:55
Mevlut Cavusoglu dhe Nikos Dendias

Turqia dhe Greqia ranë dakord të njohin reciprokisht certifikatat e vaksinave kundër koronavirusit, njoftuan ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

"Marrëveshja që kemi arritur sot do të kontribuojë pozitivisht në mënyrë reciproke në sektorët tanë të turizmit", ka thënë ministri turk Mevlut Cavusoglu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij grek Nikos Dendias në Athinë.

Turqia ka filluar të punojë për projekte konkrete me fokus në veprim dhe bashkëpunim me palën greke dhe të dy vendet kanë arritur konsensus për 25 pika në listën e fushave të bashkëpunimit, shtoi Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm turk thotë se Turqia është e gatshme për dialog dhe bisedime pa asnjë parakusht për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë.

Dendias, nga ana tjetër, deklaroi se në takimin me homologun turk kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe marrëdhëniet BE-Turqi.

Para takimit me homologun e tij grek, kryediplomati i Turqisë u takua gjithashtu me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat