Anijet turistike rifillojnë lundrimin në Venecia

Evropë

Anijet turistike rifillojnë lundrimin në Venecia

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:19
Foto

Sot ka filluar lundrimin anija e parë turistike në Venecia të Italisë – për herë të parë që nga përhapja e pandemisë COVID-19.

Ky lundrim i paraprinë kthimit të anijeve pas 18 muajve teksa pati edhe një protestë antilundrim pasi për më shumë se një dekadë është kundërshtuar kalimi i anijeve të mëdha për shkak të mjedisit dhe shqetësimeve të sigurisë, raporton Associated Press.

Sipas shoqatës ndërkombëtare të anijeve turistike (CLIA), Venecia është bërë një nga destinacionet më të rëndësishme të lundrimit në botë gjatë dy dekadave të fundit, ku në vitin 2019 shërbeu si një pikë kthyese fitimprurëse për 667 anije udhëtimi duke transportuar rreth 700 mijë pasagjerë.

Qindra venecianë u mblodhën në një protestë të zhurmshme në krah të kanalit për të kërkuar ndaljen e menjëhershme të lundrimit të anijeve që lëvizin nëpër lagunë, duke përmendur një seri dekretesh të kaluara që ata thonë se nuk u zbatuan kurrë.

Shoqata e Mjedisit të Venecias, një nga grupet kundër anijeve, po kërkojnë që zyrtarët italianë të kulturës dhe portit të Venecias të largojnë menjëherë anijet nga laguna, duke kërcënuar me veprim ligjor nëse nuk ka veprim brenda 15 ditësh.

Para pandemisë, Venecia luftonte me mbi turizmin, duke pritur 25 milionë vizitorë në vit. Ishte gati të vendoste një taksë mbi udhëtarët ditorë para se të goditej nga pandemia, duke e çuar turizmin në një ndërprerje të menjëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat