Pas takimit, Dendias: “Akulli u thye”, por problemet mbeten

Evropë

Pas takimit, Dendias: “Akulli u thye”, por problemet mbeten

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:50
Pamje nga takimi

Një ditë pas takimit mes Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u shpreh gjatë një vizite në Lituani se qëllimi i takimit mes zyrtarëve ishte për “thyer akullin”, pasi problemet janë ende të pazgjidhura.

Sipas mediave të huaja, Mitsotakis, është shprehur se pavarësisht takimit mes liderëve , i cili ishte  pozitiv,  problemet ende mbeten mes vendeve.

“Takimi midis Kryeministrit Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ishte për të thyer akullin. Siç tha, kryeministri Mitsotakis, ndryshimet janë, ndryshimet ekzistojnë ende dhe janë të mëdha” nënvizoi Dendias.

Në 50 minutat e bisedës së tyre, pas samitit të NATO-s, kryeministri grek dhe presidenti turk përsëritën me këmbëngulje qëndrimet që kanë mbajtur deri më sot. Një nga çështjet e mëdha që ndanë dy shtetet është kufiri detar. 

Sipas burimeve të mediave të huaja, dy liderët ranë dakord që të linin pas tensionin e vitit 2020 megjithë mosmarrëveshjet që ekzistojnë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

Mitsotakis dhe Erdogan biseduan për ndarjen e zonave detare dhe kjo çështje të zgjidhet sipas të drejtës ndërkombëtare.

Në takimin mes tyre u diskutua edhe për çështjen e refugjatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat