Francë, mbi 3.200 raste të reja me COVID-19

Evropë

Francë, mbi 3.200 raste të reja me COVID-19

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 3.235 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 76 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 110.563. Ndërkohë me 3.235 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.744.589. Në spitale vazhdojnë trajtimin 12.008 persona, prej të cilëve 1.952 në kujdesin intensiv.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 30.764.968 ndërsa 16.554.449 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Të rinjtë e moshës 12-18 vjeç mund të aplikojnë për vaksinën kundër COVID-19 me miratimin e prindërve. Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi se 2-4 për qind të rasteve me COVID-19 në vend e përbën varianti indian. “Do të thoni se kjo është pak, por kjo është situata e Britanisë disa javë më parë”, tha ai.

Më tej Veran theksoi se francezët duhet të vazhdojnë të zbatojnë masat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat