Tentativa për shpalljen e pavarësisë, qeveria e Spanjës fal 9 liderët katalanas

Evropë

Tentativa për shpalljen e pavarësisë, qeveria e Spanjës fal 9 liderët katalanas

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Qeveria spanjolle ka falur zyrtarisht nëntë separatistë katalanas të cilët u dënuan për përpjekjen e dështuar për pavarësi në 2017. Udhëheqësit u burgosën pasi u shpallën fajtorë për kryengritje në 2019. Tre të tjerë u dënuan për mosbindje por nuk u burgosën.

Faljet kanë shkaktuar polemikë në Spanjë dhe dhjetëra mijëra qytetarë protestuan kundër vendimit këtë muaj. Por qeveria argumentoi se masa do të ndihmojë në qetësimin e tensioneve mbi Katalonjën.

Përpjekja e rajonit gjysmë-autonom për pavarësi gati katër vjet më parë e zhyti Spanjën në krizën e saj më të madhe politike në 40 vjet.

“Me këtë akt, ne duam të hapim një epokë të re të dialogut dhe pajtimit dhe të përfundojmë një herë e përgjithmonë përçarjen dhe konfrontimin,” tha Kryeministri Pedro Sánchez në një fjalim televiziv të martën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat