Ky shtet po vaksinon edhe në ara dhe qendra tregtare

Evropë

Ky shtet po vaksinon edhe në ara dhe qendra tregtare

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:19
Turqi

Janë duke punuar në ara. Marrin edhe vaksinën anticovid. Këto janë pamje të fermerëve në Ankara të cilët po vaksinohen duke punuar tokën.

Këtë vendim mori Ministria turke e Shëndetësisë për të përshpejtuar procesin. Nuk është e domosdoshme që personat të rezervojnë te mjeku i familjes, por bluzat e bardha shkojnë nëpër fusha dhe u bëjnë injeksionin.

Imunizimi i popullsisë bëhet edhe nëpër qendra tregtare. Nuk vaksinohen vetëm punonjësit e tyre por edhe qytetarët që shkojnë për të blerë. Mjafton vetëm që njerëzit të kenë dëshirë për të bërë injeksionin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi uljen e fashës deri në moshën 25 vjeç. Deri tani janë vaksinuar rreth 44 milionë qytetarë ndërsa autoritetet parashikojnë që brenda pak javëve të vaksinohen të gjithë njerëzit deri në moshën 18 vjeç. Paralelisht me këtë proces, po vijon puna edhe për vaksinën vendase. Ajo ka kaluar tashmë në fazën e tretë ndërsa është pagëzuar me emrin Turkovac.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat