Shqetësim nga Delta në Gjermani, 745 raste pozitive në 24 orë

Evropë

Shqetësim nga Delta në Gjermani, 745 raste pozitive në 24 orë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:52
Gjermani

Në Gjermani, ashtu si në shumë vende të tjera ka një rritje të numrit të infektimeve me COVID-19 me variantin “Delta” si faktorin kryesor që ka ndikuar në përhapjen e sëmundjes.

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar 6 viktima dhe 745 raste të reja.

Instituti Robert Koch thekson se që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 3.736.165 qytetarë gjermanë, ndërsa 91.231 persona kanë vdekur.

Vala e re e COVID-it nga mutacioni “Delta” ka vendosur në alarm të gjithë botën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat