Merret në pyetje për ‘kanibalizëm’ ish-kryeministri bullgar

Evropë

Merret në pyetje për ‘kanibalizëm’ ish-kryeministri bullgar

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:28
Bojko Borisov

Ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov ka thënë se ministri i Brendshëm Bojko Rashkov e kishte thirrur atë që ta merrte në pyetje.

Mediat vendase bëjnë me dije se Borisov është thirrur, pasi ka kërcënuar një biznesmen bullgar. “Ai më ftoi për një seancë të enjten”, tha Borissov,

Çështja daton që nga viti 2010, kur Borissov ishte në pushtet dhe kur një dëshmitar anonim akuzoi atë për kërcënimin me fjalët “gruaja dhe fëmijët tuaj nuk do ta dinë se po hanë mishin tuaj”, prandaj e gjithë çështja u quajt “kanibale”.

Ministri i Brendshëm Rashkov thirri Borissovin për pyetje, megjithëse Rashkov, si Ministër, nuk mund ta thërrasë të dyshuarin për pyetje, por vetëm një oficer hetues mund ta bëjë këtë.

Dëshmitari në çështjen kundër Borissovit është një biznesmen, emri i të cilit nuk është bërë i ditur akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat