Policia bastis një shtëpi private, shokohet çfarë zbulon

Evropë

Policia bastis një shtëpi private, shokohet çfarë zbulon

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:17
Bunkeri ishte perfekt për të fshehur armë, drogë apo edhe njerëz

Policia italiane gjatë bastisjes në shtëpinë e një 46-vjeçari ka gjetur në dhomën e fjetjes nën shtrat një derë, që çonte te një bunker, raporton Blick.

Siç ka bërë të ditur Policia italiane në Turianova është zbuluar bunkeri i fshehur me përmasa 3x3 dhe i lartë 2 metra.

Bunkeri ishte perfekt për të fshehur armë, drogë apo edhe njerëz.

Bunkeri kishte ndriçim dhe ajrosje ndërsa mund të hapej e mbyllej dera në mënyrë elektronike. Policia nuk e ka ende të qartë se për çfarë është shfrytëzuar bunkeri.

Siç është njoftuar pronari i shtëpisë akuzohet për ndërtim ilegal. Autoritetet po hetojnë nëse ky bunker është shfrytëzuar nga anëtarët e grupit të mafias ‘Ndrangheta për t’iu shpëtuar arrestimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat