​Numri i rasteve të reja në Britani po bie për të pestën ditë me radhë

Evropë

​Numri i rasteve të reja në Britani po bie për të pestën ditë me radhë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Numri i rasteve të reja të virusit korona ra për të pestën ditë me radhë në Britaninë e Madhe, e cila regjistroi sot 29.173 njerëz të infektuar, ndërsa 28 të tjerë vdiqën.

Në katër ditët e mëparshme, numrat varionin nga 31.795 në 46.558 pacientë në ditë, treguan të dhënat e qeverisë, raporton Mirror.

Pavarësisht nga rënia e rasteve të reja, numri i njerëzve që u shtruan në spital u rrit.

Kështu që kishte 4.401 pacientë në spitalet në Britaninë e Madhe të premten, i cili është numri më i lartë i të shtruarve në spital që nga 22 marsi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat