Bie numri i të infektuarve në Britania të Madhe

Evropë

Bie numri i të infektuarve në Britania të Madhe

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar rënie, sipas burimeve qeveritare.

Britania e Madhe regjistroi 29,173 raste të reja në 24 orë, numri më i ulët i të infektuarve që nga shkurti.

46,563,452  persona kanë marrë dozën e parë të një vaksine anti-Covid, ndërsa 37,160,659  janë vaksinuar plotësisht. Shifrat e fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare sugjerojnë se 92% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kanë antitrupa ndaj virusit.

Sipas të dhënave një dozë e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca është rreth 35% efektive në parandalimin e Covid  dhe variantit Delta. Pas dy dozave efektiviteti  rritet në 88% për Pfizer dhe 67% për AstraZeneca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat