Regjistrohen mbi 1600 raste të reja me COVID në Greqi

Evropë

Regjistrohen mbi 1600 raste të reja me COVID në Greqi

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1605 raste të reja me COVID.

Mediat bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 10 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 12.975 në total.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 176 ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 163 pacientë të rinj me COVID.

Numri i rasteve të reja në Greqi ka ardhur duke u rritur që prej zbulimit të variantit Delta, i cili sipas ekspertëve ka transmetueshmëri më të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat