Me granatën në dorë, burri kërcënon se do shpërthejë selinë e qeverisë

Evropë

Me granatën në dorë, burri kërcënon se do shpërthejë selinë e qeverisë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:19
Një burrë kërcënoi se do të shpërthente një granatë në selinë e qeverisë ukrainase në Kiev

Një burrë kërcënoi se do të shpërthente një granatë në selinë e qeverisë ukrainase në Kiev. Sipas policisë ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së sotme.  

“Nuk është e qartë nëse kjo është një granatë e vërtetë”, tha një zëdhënës i policisë, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan zonën.

Një video e postuar në mediat sociale tregon një burrë në hyrje të ndërtesës, duke mbajtur një objekt në dorë, me të cilin kërcënonte se do ta shpërthente. Ai dëgjohet teksa thotë: “Unë nuk do të dal nga këtu i gjallë!”

Pak më vonë Ministria e Brendshme e Ukrainës njoftoi se personi në fjalë ishte neutralizuar dhe arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat