Britania zgjeron fushatën e vaksinimit

Evropë

Britania zgjeron fushatën e vaksinimit

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 00:51
Ilustrim

Britania do të shtrijë fushatën e saj të vaksinimit për grupmoshën 16 dhe 17-vjeç.

Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid, në një deklaratë për shtyp bëri me dije se autoritetet po përgatiten që procesi i të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë i kam kërkuar Autoritetit Publik Britanik që të përgatiten për vaksinimin e grupmoshës 16-17 vjeç sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Javid.

Nga ana tjetër kryetarja e Komitetit të Përbashkët të Vaksinimit dhe Imunizimit, Wei Sem Lim rekomandoi që për këtë grupmoshë doza e parë e vaksinës të aplikohet nga Pfizer/BioNTech.

Ndërsa rekomandimi për aplikimin e një doze të dytë, tha Wei Sem Lim do të komunikohet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat