Amsterdami feston 25 vjetorin e paradës së parë të LGBT

Evropë

Amsterdami feston 25 vjetorin e paradës së parë të LGBT

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 06:29
Foto

Amsterdami gjatë ditës së sotme ka përmbyllur një muaj të ngjarjeve që përkujtojnë 25 vjetorin e festivalit të parë Gay Parade në qendrën e qytetit. Mbyllja e këtij eventi u bë në praninë e rreth 10,000 pjesëmarrësve që mbajtën një flamur të madh me ngjyrat e ylberit.

Zakonisht ky event si një nga më të mëdhenjtë në qytet është festuar me muzikë, vallëzim dhe lundrim me varka, por për shkak të pandemisë së koronavirusit është detyruar të kufizohet për dy vite, shkruan Reuters.

“Parada e Krenarisë” u pa si një mundësi për banorët që jo vetëm të kenë një festë, por të marrin pjesë aktive dhe të tregojnë mbështetjen e tyre për të drejtat LGBT pas kërcënimeve në Holandë dhe mbarë botën.

“Kohët kanë ndryshuar dhe tani shumë (homoseksualë) nuk ndihen më të sigurt, madje edhe në Amsterdam 70 për qind nuk guxojnë të ecin të kapur për dore”, tha Siep de Haan.

Amsterdami “ishte një parajsë homoseksualësh 25 vjet më parë dhe ne duhet ta kthejmë atë”, tha ai.

Pavarësisht mesazhit serioz të ngjarjes, pjesëmarrësit veshën kostume shumëngjyrëshe dhe marshuan drejt brohoritjeve, këngëve dhe daulleve teksa parakaluan nëpër rrugët e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat