Pothuajse gjysma e qyteteve në Angli po përballen me rritje shqetësuese të rasteve me COVID-19

Evropë

Pothuajse gjysma e qyteteve në Angli po përballen me rritje shqetësuese të rasteve me COVID-19

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Pothuajse gjysma e qyteteve të Anglisë, gjatë javës janë përballur me rritje të madhe të rasteve të reja me COVID-19.

Të dhënat e fundit tregojnë se në 153 nga 315 zonat e vendit u regjistruan më shumë raste në shtatë ditët e fundit sesa gjatë javës së kaluar, përcjell Mirror.

Shifrat e Departamentit të Shëndetësisë tregojnë se infeksionet janë rritur pesë përqind javën e kaluar në të gjithë Anglinë me 194 mijë e 228 raste të reja dhe 614 vdekje.

Lincoln vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat