Po shuante zjarrin, rrëzohet avioni

Evropë

Po shuante zjarrin, rrëzohet avioni

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 15:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një avion që po shuante një vatër zjarri në Turqi është rrëzuar. Ngjarja ndodhi në orët e drekës në qytetin Kahramanmarash.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së mjetit fluturues që ishte në operacion për fikjen e flakëve. Në zonë ndodhen forca të shumta të kërkim shpëtimit që po kërkojnë për të mbijetuar.

Mediat turke ende nuk raportojnë për jetë të humbura. Në zonën ku ra avioni prej ditësh vijon të jetë aktive një vatër zjarri që ka rënë në një sipërfaqe me pyje.

Prej më shumë se dy javësh në të gjithë vendin vazhdon beteja me flakët. Disa vatra janë aktive por nuk përbëjnë rrezik për banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat