Ministri kroat: Varianti delta i koronavirusit shumë më agresiv

Evropë

Ministri kroat: Varianti delta i koronavirusit shumë më agresiv

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Duke vlerësuar situatën aktuale epidemiologjike në Kroaci, Ministri i Shëndetësisë Willy Beros tha se ky është fillimi i valës së katërt të pandemisë koronavirus.

Ai shtoi kjo valë e infeksioneve do të jetë më lehtë, megjithatë theksoi se duhet të “jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”.

“Ajo që mund të them është se vaksina është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë. Ne nuk duhet të ndihemi tepër të sigurt vetëm për shkak të vaksinave. Ne ende kemi nevojë për: maska, dezinfektim, larje të duarve, distancë,” tha ministri.

Kur u pyet për futjen e masave të reja, Beros tha se çdo seli e qarkut analizon situatën epidemiologjike dhe se strategjia është provuar të jetë efektive.

“Ne vazhdojmë të përsërisim që vaksina është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të kaluar këtë pandemic, por gjithashtu edhe respektimi i masave luan rol në parandalimin e përhapjes së virusit. Së fundmi kam lexuar që variant delta i koronavirusit është shumë më agresiv”, shtoi ai, raportojnë mediat kroate./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat