Gjendet e vdekur fituesja e lotarisë prej 27 milionë funtash

Evropë

Gjendet e vdekur fituesja e lotarisë prej 27 milionë funtash

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 18:18
Margaret Loughrey

Fituesja irlandeze e miliona eurove në lotari, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Margaret Loughrey, 56-vjeçare kishte fituar çmimin më të lartë në lotari, në vlerë prej 27 milionë funtash, para tetë vitesh, mirëpo kishte deklaruar se kjo e kishte shkatërruar.

Margret raportohet se kishte dhuruar pothuajse gjysmën e parave të fituara për bamirësi.

Policia ka bërë të ditur se kishte shkuar me shpejtësi në shtëpinë e saj në Strabane, pasi kishte marrë informatën se ajo kishte vdekur papritmas.

Edhe ambulanca kishte arritur në shtëpinë e saj, mirëpo nuk ka mundur të bëhet asgjë, pasi Loughrey tashmë kishte vdekur.

Fqinjët e saj kanë deklaruar se ndihen të shokuar me vdekjen e saj, pasi Margaret kishte bërë shumë punë të mira, duke dhuruar para nëpër qytet për njerëzit në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat