Regjistrohen mbi 6,730 raste me Covid-19 në Itali

Evropë

Regjistrohen mbi 6,730 raste me Covid-19 në Itali

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Italia ka regjistruar 6,735 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 296,394 testime të kryera.

Siç raportojnë mediat në vend, shkalla e pozitivitetit mbetet në 2.3%.

Në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, humbën jetën si pasojë e koronavirusit edhe 58 qytetarë.

Kurse, të shëruarit janë  6,544. Sa i përket situatës në spitale, në kujdesin intensiv po marrin ndihmë mjekësore 556 pacientë, ndërsa në pavijonet e tjera Covid ndodhen 41 pacientë më pak, krahasuar me një ditë më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat