Mbi 4 mijë raste dhe 34 të vdekur nga COVID-19 në Itali

Evropë

Mbi 4 mijë raste dhe 34 të vdekur nga COVID-19 në Itali

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 4,664 reja raste me koronavirus nga  267,358 testime të kryera. Një ditë më parë u njoftuan 5,193 infeksione nga 333,741 teste.

Në 24 orët e fundit 34 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 129,919.

Pranimet në repartet e zakonshme janë ende në rënie katër më pak se një ditë më parë, ndërsa ata në kujdes intensiv po rriten pak (+12). Aktualisht pozitivë me Covid në të gjithë vendin janë 127.334.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat