Presidenti kroat dyshon në qëllimet e sinqerta të Serbisë për anëtarësim në BE

Evropë

Presidenti kroat dyshon në qëllimet e sinqerta të Serbisë për anëtarësim në BE

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:59
Zoran Milanoviç

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç ka deklaruar sot se dyshon në qëllimet e sinqerta të Serbisë për të u bërë pjesë e BE-së, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Me të vërtetë dyshojë në qëllimet reale të politikës së Beogradit, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE”, tha Milanoviç, që e quajti “mimikë kuazi-qëllim” të Beogradit, transmeton “Tanjug”.

Presidenti kroat këtë e tha në konferencën me gazetarë pas takimit me presidentin malazez Gjukanoviç, ku deklaroi se rruga drejtë anëtarësimit “është jashtëzakonisht e vështirë”, sepse këtë e bëjnë “rregullat e reja” që kërkojnë “demokraci të vërtetë”, ku nuk ka mashtrime as medie private në shërbim të pushtetit.

Ndërsa duke komentuar vizitën e kancelares gjermane Merkel, Milanoviç tha se nga ajo nuk duhet nxjerr përfundime për preferencat perëndimore ndaj Beogradit.

Nëse shumë shpesh të vizitojnë atëherë nuk është diçka në rregull me ty”, tha ai.

E kanë vizituar shpesh edhe Millosheviçin dhe ishte partner i shkëlqyer, por pastaj nuk e kanë vizituar më”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat