Shpërthim në një ndërtesë banimi në Suedi, 24 të lënduar

Evropë

Shpërthim në një ndërtesë banimi në Suedi, 24 të lënduar

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Të paktën 24 persona janë dërguar në spital dhe rreth 100 banorë të bllokut të banesave në qendër të Gothenburg, në bregun perëndimor të Suedisë janë evakuuar për shkak të një shpërthimi.

Sipas Radio Suedia, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit sipas orës lokale.

Pas shpërthimit fillestar, zjarret shpërthyen në disa ndërtesa, sipas raporteve të mediave.

Tre persona janë të plagosur rëndë.

Policia edhe epiket e emergjencës janë ndodhur në vend ngjarje, ndërsa po punohet që të zbardhen detajet e shpërthimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat