​Merkel: G20 të parandalojë kaosin në Afganistan

Evropë

​Merkel: G20 të parandalojë kaosin në Afganistan

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 19:48
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje sot për ndihmë ndërkombëtare me qëllim parandalimin e rënies së Afganistanit në kolaps ekonomik.

“Nuk mund të jetë qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare të shikojë se si 40 milionë njerëz të përfshihen nga kaosi, sepse energjia elektrike mund të furnizohet edhe në mungesë të një sistemi financiar”, tha Merkel pas samitit special të G20-s për të trajtuar situatën në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Të gjithë ne nuk fitojmë gjë, nëse i gjithë sistemi monetar ose sistemi financiar shembet në Afganistan, sepse atëherë as ndihma humanitare nuk mund të sigurohet më”, shtoi ajo.

Kancelarja gjermane në ikje vuri në dukje se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë një detyrë kryesore për të parandaluar shembjen e sistemit financiar të vendit.

Ajo konfirmoi se Gjermania do të japë 600 milionë euro ndihmë, siç u premtua në konferencën e donatorëve të shtatorit.

Krahas ndihmës humanitare, Merkel tha gjithashtu se ishte e nevojshme një fushatë e shpejtë vaksinimi në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat