Marrëdhënie seksuale me kolege të reja, arsyeja e shkarkimit të kryeredaktorit të “Bildit”

Evropë

Marrëdhënie seksuale me kolege të reja, arsyeja e shkarkimit të kryeredaktorit të “Bildit”

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 11:54
Julian Reichelt

Gjigandi mediatik gjerman Axel Springer shkarkoi kryeredaktorin e gazetës shumë të njohur gjermane „Bild“ Julian Reichelt, pasi „New York Times“ informoi mbi akuzat e disa gazetareve të reja ndaj Reichelt, për shfrytëzim të pozicionit për marrëdhënie seksuale. Julian Reichelt, kryeredaktori i gazetës së njohur gjermane „Bild“ është shkarkuar të hënën me 18 tetor 2021, pas akuzave të shumta në llogari të tij.

Kryetari i bordit të kompanisë Axel Springer, Mathias Döpfner u prononcua në YouTube lidhur me akuzat dhe e argumenton shkarkimin e Reicheltit me faktin, se kryeredaktori në mënyrë të përsëritur ka gabuar, duke krijuar marrëdhënie me punonjëset e reja të redaksisë së gazetës „Bild“. Vendimi është marrë vetëm pak para se Döpfner të shkojë në Uashington, ku së fundi Axel Springer ka blerë në vlerën një miliard dollarë, portalin amerikan të lajmeve me seli në SHBA „Politico“.

Gazeta „Bild“ ka një tirazh ditor pre 1,24 milionë ekzemplarë dhe është gazeta me tirazhin më të madh në Gjermani. „Bild“ konsioderohet si një prej gazetave me influencë të jashtëzakonshme, që prej themelimit në vitin 1952. Por kjo gazetë është vetëm një prej pjesëve të suksesshme e koncernit Springer, e qëllimi i sipërmarrjes është që të bashkëveprojë edhe në skenën e madhe botërore, ndaj do të kyçet edhe në tregun amerikan.

Ndërsa Julian Reichelt ka qenë kryeredaktor i gazetës „Bild“ nga viti 2017 dhe konsiderohej një bashkëpunëtor i ngushtë i Döpfner. Por në fund ai vet u detyrua të distancohet nga Reichelt, për shkak të aferave me marrëdhënie intime me gazetaret e reja, vartëse të tij.

Disa prej gazetave të prekura thonë se janë futur në marrëdhënie seksuale me kryeredaktorin për shkak të favoreve në karrierë apo nga frika për humbjen e vendit të punës. Deri tani nuk ka të dhëna për përdhunime apo marrëdhënie me dhunë, por thuhet se Reichelt e ka shfrytëzuar pushtetin për marrëdhënie seksuale, që në fund i kushtoi edhe me humbjen e postit të tij. Ndonëse vet ai konsiderohet si një gazetar dhe menaxher shumë i talentuar në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat