Rekord vdekjesh nga Covidi në Ukrainë - rivendosen kufizime

Evropë

Rekord vdekjesh nga Covidi në Ukrainë - rivendosen kufizime

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Ukraina ka mbyllur shkollat ​​sipasojë e rasteve të larta të vdekjeve nga koronavirusi dhe ka njoftuar se do të kërkohen certifikatat e vaksinimit ose teste negative për të hyrë në transportin publik në kryeqytet. Të dhënat zyrtare njoftuan një rekord prej 614 vdekjesh të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, nga 546 të enjten.

Shkollat në kryeqytetin Kiev u mbyllën për dy javë. Kurse në pjesët e tjera të “zonës së kuqe” me infektime të larta, shkollat ​​do të lejohet të rihapen vetëm nëse të gjithë mësuesit janë të vaksinuar.

Në përpjekje për të luftuar hezitimin për vaksinim, Ukraina e ka bërë imunizimin me kurën antiCOVID të detyrueshëm për disa punonjës të qeverisë, siç janë mësuesit. Të pavaksinuarit përballen me kufizime në aksesin në restorante dhe ngjarje të tjera publike, shkruan Reuters.

Unë do të marr vendime që nuk pëlqehen nga populli për të mbrojtur jetët e ukrainasve. Ne duhet të bëjmë atë që pritet prej nesh sot, të bindim njerëzit që të vaksinohen.” tha në parlament Ministri i Shëndetësisë, Viktor Lyashko.

Tutje ministri njoftoi se Ukraina ka marrë rreth 25 milionë doza dhe pret 16 milionë shtesë deri në fund të vitit, si dhe se janë siguruar furnizime shtesë me oksigjen nga Polonia fqinje. Derisa janë krijuar qendra të tjera vaksinimi, duke përfshirë edhe stacionet hekurudhore.

Një nga vendet më të varfra të Evropës, Ukraina ngeli prapa në furnizimin me vaksina këtë vit dhe deri më tani vetëm 6.8 milionë e popullsisë prej 41 milionë banorësh janë plotësisht të vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat