Në Itali e ëma vret dy vajzat e mitura, largohet nga vendi i ngjarjes

Evropë

Në Itali e ëma vret dy vajzat e mitura, largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Italia, ku një nënë ka vrarë dy vajzat e saj të mitura, 11 dhe 3 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Verona në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku gruaja me origjinë nga Sri Lanka jetonte bashkë me vajzat e mitura, raportojnë mediat italiane.

Ndër të tjera në mediat raportohet se nëna menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë trupat e pajetë të vajzave janë gjetur nga një tjetër banor i qendrës në komunitetit arsimor  “Mamma Bambino”, ku ka dhënë dhe njoftimin për ngjarjen.

Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat