Kyriakides: Po rriten rastet COVID-19 në BE, vaksinohuni

Evropë

Kyriakides: Po rriten rastet COVID-19 në BE, vaksinohuni

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 22:40
Stella Kyriakides

Rastet e COVID-19 janë sërish në rritje në të gjitha shtetet anëtare, tha sot eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

“Mesazhi për qytetarët në mbarë botën është i njëjtë: besojini shkencës së vaksinave!” shkroi Kyriakides në Twitter.

Zyrtarja evropiane mori pjesë në “platformën e këshillave shkencore sot pasdite”, ku “diskutoi mënyrat për të rritur vaksinimin dhe masat e duhura për shëndetin publik”.

Pas dy muajsh rënie, pandemia Covid-19 është bërë më virulente këtë javë në të gjithë botën.

Veçanërisht, ajo është përkeqësuar më tej në Evropë, me një rritje prej 16 për qind të rasteve të listuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat