Mbretëresha në gjendje jo të mirë shëndetësore? Do të pushojë edhe dy javë

Evropë

Mbretëresha në gjendje jo të mirë shëndetësore? Do të pushojë edhe dy javë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 23:26
Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth është këshilluar nga mjekët të pushojë për dy javë dhe gjatë kësaj kohe nuk do të kryejë vizita zyrtare.

“Mjekët e Madhërisë së Saj kanë këshilluar se ajo duhet të vazhdojë të pushojë për të paktën dy javët e ardhshme. Ata këshilluan se ajo mund të vazhdojë të kryej detyra të lehta”, tha pallati mbretëror, shkruan BBC.

Mbretëresha iu nënshtrua kontrolleve paraprake mjekësore në spital më 20 tetor, pasi anuloi një vizitë në Irlandën e Veriut.

Mbretëresha ka qenë nën vëzhgim gjatë ditëve të fundit, por ajo shpreson të jetë në gjendje të marrë pjesë në ngjarjet “Përkujtimi i së Dielës” më 14 nëntor për të festuar kontributin e trupave dhe civilëve britanikë dhe të Commonëealth për dy fuqitë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat