Turqia ka administruar mbi 117,24 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Evropë

Turqia ka administruar mbi 117,24 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 08:52
Turqi

Turqia ka administruar mbi 117,24 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 55,5 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 49,1 milionë janë vaksinuar tërësisht, shkruan Anadolu.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 11,34 milionë doza të tilla.

Ministria konfirmoi gjithashtu 28 mijë e 193 infeksione të reja dhe 198 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, si dhe 32 mijë e 201 të shëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat