​Rreth 40 mijë raste të reja COVID sot në Francë e Poloni

Evropë

​Rreth 40 mijë raste të reja COVID sot në Francë e Poloni

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Franca raportoi 19.749 infeksione të reja me koronavirus të dielën, një rritje prej 58% nga 12.496 një javë më parë.

15 persona të tjerë vdiqën nga shkaqe të lidhura me COVID në spitalet franceze të dielën. Mesatarja shtatë-ditore tani është 44 vdekje të lidhura me koronavirusin në ditë.

Janë 1339 persona në kujdes intensiv me COVID në spitalet franceze, 6 rritje në 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i qeverisë Gabrial Attal tha për mediat se vala e pestë po fillon me shpejtësi rrufeje.

Ndërkohë Polonia raportoi 18.883 infeksione të reja të koronavirusit të dielën, sipas medias lokale Polskie Radio, 31% më shumë nga 14.448 një javë më parë.

U regjistruan 41 vdekje të tjera, nga 382 vdekjet e djeshme – që i dha Polonisë numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë të shtunën pas Rusisë, sipas AFP.

Vendi ka mbajtur një trajektore në rritje të rasteve që nga fillimi i tetorit.

OBSH ka paralajmëruar për një përshpejtim shqetësues të infeksioneve evropiane COVID nëse nuk ndërmerren masa urgjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat