Tronditëse/ Gjyshi i shokon të gjithë me atë që bën me vogëlushen 3-vjeçare 

Evropë

Tronditëse/ Gjyshi i shokon të gjithë me atë që bën me vogëlushen 3-vjeçare 

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:43
3 vjeçarja, i moshuari

Një vogëlushe 3-vjeçare e cila ishte shpallur e humbuar nga familja u gjet para disa ditësh e vdekur në Mersin të Turqisë. Mirëpo detajet që janë zbuluar nga hetimet e njëpasnjëshme për vogëlushen 3-vjeçare janë tronditëse.

Ajo u gjet e vdekur në një pyll pranë çadrës ku jetonte familja dhe menjëherë policia shoqëroi të afërmit e saj, babain, nënën dhe gjyshin.

3-vjeçarja u varros një ditë pas gjetjes së trupit, por ekspertët kriminalistë zbuluan shenja pështyme në qafën e saj dhe pas analizave zbuluan se ajo i përkiste gjyshit. Pas marrjes së tij në pyetje ai tha se e kishte puthur mbesën, por policia dyshoi se bëhej fjalë për një abuzim seksual.

Ndërkohë, kur morën në pyetje nënën e vajzës, ajo deklaroi para policëve se 3-vjeçarja dhe vajza tjetër më e madhe nuk ishin fëmijë të burrit, por të vjehrrit.

“Ai më ka përdhunuar kur ishte burri në ushtri. Nuk kam treguar sepse kishim frikë”, është shprehur ajo para oficerëve të policisë sipas “Hurriyet”.

Image
3 vjeçarja

Policia tashmë dyshon se vdekja e vajzës ka ndodhur për shkak të kësaj marrëdhënieje problematike në familjen e tyre, ku ai që presupozohej se ishte gjyshi, në fakt është babai biologjik i 3-vjeçares dhe që dyshohet se ka abuzuar edhe me të miturën.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat