Stuhia në Britani, bllokohen brenda një pub-i për tre ditë 61 persona

Evropë

Stuhia në Britani, bllokohen brenda një pub-i për tre ditë 61 persona

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

61 klientë të një pub-i në Britaninë e Madhe kanë mbetur të bllokuar për tre ditë brenda tij, si pasojë e stuhisë që ka përfshirë veriun e vendit. Por mes muzikës, pijes dhe ushqimit disa prej tyre u mërzitën që aventura përfundoi me ekipet e shpëtimit që më në fund arritën të hapin derën e bllokuar nga bora, shkruan The Guardian.

Ata kishin ardhur nga vende të ndryshme, duke sfiduar motin, për të dëgjuar një koncert me këngët e Oazis, për të kënduar pak, të hanin diçka dhe të ktheheshin në shtëpi. Por kur koncerti përfundoi 3 metra borë kishte bllokuar derën e pub-it.

Klientët dhe menaxherët nuk e humbën humorin e mirë dhe kur e kuptuan se nuk mund të ktheheshin në shtëpi, sistemuan ambientin për të fjetur me turne. Ditën tjetër kushtet meteorologjike nuk u përmirësuan dhe me muzikë, birrë dhe oxhak të ndezur kaluan dhe 24 orë të tjera. Ekipet e shpëtimit erdhën ditën e tretë, e madje disa u mërzitën që aventura përfundoi.

Disa prej tyre u miqësuan aq shumë me njëri tjetrin sa vendosën të ruajnë kontaktet. Ky nuk është hera e parë që bie borë  në Tan Hall Inn. Pubi  ndodhet  528 metra mbi nivelin e detit. Në 2013, ata strehuan stafin dhe katër të ftuar për pesë ditë pasi dëbora bllokoi rrugët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat