​Gjermania: Vaksinimi mund të jetë i detyrueshëm nga shkurti

Evropë

​Gjermania: Vaksinimi mund të jetë i detyrueshëm nga shkurti

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:46
Merkel

Kancelarja gjermane në largim Angela Merkel njoftoi sot se vaksinimi mund të jetë i detyrueshëm në Gjermani nga shkurti 2022 dhe foli për disa masa të reja, shkruan Guardian.

Gjermania do të vendosë gjithashtu kufizime shtesë në kontaktet sociale midis njerëzve të pa vaksinuar në të gjithë vendin. Me fjalë të tjera, do të prezantojë të ashtuquajturat bllokim për të pa vaksinuarit.

Merkel paralajmëroi se situata në lidhje me koronavirusin është shumë e rëndë, sepse numri i të pa vaksinuarve në vend është shumë i madh, dhe vaksinimi i popullatës gjermane është shumë i ngadaltë.

Ajo theksoi gjithashtu se diskotekat dhe klubet do të duhet të mbyllen nëse numri i të infektuarve rishtazi kalon një prag të caktuar.

Kujtojmë se Austria është shteti i parë perëndimor që ka bërë të detyrueshme vaksinat, ndërsa Greqia ka futur vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë mbi 60- vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat