“Me dorë silikoni”, italiani shkoi të vaksinohej vetëm për certifikatën e vaksinimit

Evropë

“Me dorë silikoni”, italiani shkoi të vaksinohej vetëm për certifikatën e vaksinimit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 07:36
Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 50 vjeçar është shfaqur me marrë vaksinën anti-Covid me dorë silikoni.

Ngjarja la ndodhur në qytetin Biella, ku 50 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet publik kishte shkuar që të merrte vaksinën anti Covid me parakrahun e tij silikon ndërsa dorën e tij të vërtetë e kishte pas shpine.

Ndërkaq mediat bëjnë me dije se ka qenë infermierja ajo që e ka kuptuar se krahu ishte silikon sapo e ka prekur atë.

Ndërkohë synimi i pesëdhjetë vjeçarit ishte të merrte një certifikatë vaksinimi pa marrë vërtet në trup injeksionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat