Edhe Belgjika ashpërson masat kundër COVID-19

Evropë

Edhe Belgjika ashpërson masat kundër COVID-19

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:24
Vaksinimi kundër COVID-19

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo tha se ky shtet është i detyruar të shtrëngojë masat kufizuese ndaj koronavirusit pasi rritja e rasteve së fundmi po rëndon spitalet.

Kopshtet e fëmijëe dhe shkollat fillore tashmë do të mbyllen për sezonin e festave, një javë më parë, nga 20 dhjetori.

Sipas vendimit, fëmijët nga 6 vjeç e më lart duhet të vendosin maska.

Qeveria ka vendosur që limiti i personave në ambiente të mbyllura të jetë 200.

“Ka shumë njerëz që nuk po marrin trajtimin për të cilin kanë nevojë në spital, prandaj është e rëndësishme që të veprohet shpejt”, tha kryeministri duke bërë të ditur që 40 për qind e shtretërve në Klinikat Infektive janë të mbushura me pacientë të COVID-19.

Kjo është java e tretë me rradhë që qeveria e Belgjikës i shtrëngon masat.

Të premten e kaluar, qeveria mbylli klubet e natës dhe urdhëroi që baret dhe restaurantet të mbyllen në orën 23 për tre javë.

Në mesataren javore, 17, 862 raste të reja janë raportuar, një rritje prej 6 për qind nga java e kaluar.

Hospitalizimet u rritën për 4 për qind.

Më shumë se 27 mijë njerëz kanë vdekur në Belgjikë gjatë pandemisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat