Rreziku nga varianti i ri, një tjetër shtet në Europë mbyll klubet e natës

Evropë

Rreziku nga varianti i ri, një tjetër shtet në Europë mbyll klubet e natës

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 00:20
Kryeministri irlandez Micheál Martin

Një tjetër shtet në Europë ka forcuar masat anti-COVID në muajin e festave dhe në rrezikun e kërcënimit nga varianti i Omicron.

Qeveria ka vendosur të mbyllë klubet e natës, ndërkohë që sektori i shërbimit do të përballet me rregullta të rrepta gjatë Krishtlindjeve.

Kryeministri irlandez Micheál Martin njoftoi një numër kufizimesh të reja në një fjalim televiziv të premten mbrëma.

Ai tha se koncertet dhe ndeshjet sportive do të funksionojnë me 50% të kapacitetit, ndërkohë që vizitat familjare duhet të jenë të kufizuara në një numër jo më shumë se katër persona.

Rregullat e reja do të jenë në fuqi nga data 7 Dhjetor deri më 9 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat