Arrestohet në Francë një i dyshuar për vrasjen e Jamal Khashoggit

Evropë

Arrestohet në Francë një i dyshuar për vrasjen e Jamal Khashoggit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:39
Jamal Khashoggi

Është arrestuar në Francë një nga persoant e dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në aeroportin Roissy, afër Parisit.

Sipas raportimeve, personi i arrestuar po bëhej gati të hipte në aeroplan për të shkuar në Riad.

Personi i arrestuar sipas mediave franceze, ka qenë pjesë e Gardës Mbretërore të Arabisë Saudite. Ai besohet të jetë i përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit.

Khashoggi është vrarë teksa ka qenë duke vizituar konsullatën saudite në Stamboll, në tetor të vitit 2018, dhe trupi i tij është copëtuar.

Gazetari 59-vjeçar ka qenë këshilltar i Qeverisë saudite dhe i afërt me familjen mbretërore, mirëpo më 2017 ka kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat