Kryeministri britanik: Sipas shenjave të para, varianti Omicron është më ngjitës se Delta

Evropë

Kryeministri britanik: Sipas shenjave të para, varianti Omicron është më ngjitës se Delta

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 06:28
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi se shenjat e para tregojnë se varianti Omicron i koronavirusit është “më ngjitës” se varianti Delta.

Johnson në mbledhjen e kabinetit ka bërë vlerësime për zhvillimet e fundit në lidhje me variantin Omicron.

Kryeministri tha se është shumë herët për të nxjerrë konkluzione për karakteristikat e Omicron-it, por indikacionet e para janë se është më ngjitës se Delta”, tha zëdhënësi i kryeministrit në një deklaratë për takimin.

Zëdhënësi gjithashtu tha se nuk ka asnjë diskutim midis ekipit të lartë të kryeministrit nëse qeveria duhet të prezantojë masat e Planit B për të luftuar COVID-19 këtë dimër.

– Zbulohen 336 raste me Omicron

Deri më dje, në Britani janë zbuluar 336 raste me Omicron, përfshirë 261 në Angli, 71 në Skoci dhe 4 në Uells.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, gjithashtu ka deklaruar se varianti Omicron ka filluar të përhapet në më shumë se një rajon në gjithë vendin, duke shtuar: “Kjo përfshin raste që nuk kanë lidhje me udhëtimet ndërkombëtare. Prandaj, tani mund të konkludojmë se ka përhapje komunitare në më shumë se një rajonin e Anglisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat