Aksident tragjik/ 20 vjeçari bie në pusetë dhe vdes

Evropë

Aksident tragjik/ 20 vjeçari bie në pusetë dhe vdes

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:18
Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga njësitet zjarrfikëse

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Toano, në Apenines në Itali.

Mediat italiane raportojnë se një 20-vjeçar pas përplasjes me makinë, i riu doli nga automjeti që drejtonte dhe rrëshqiti në një rezervuar me 4 metra ujë, një lloj pusi në anë të rrugës për grumbullim uji.

Ai vdiq nga mbytja në ujë.

Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga njësitet zjarrfikëse që ndërhynë nga Castelnovo. 

Ndërkohë karabinierët e Toanos po hetojnë në disa pista, por hipoteza e parë është që makina duke dalë nga rruga ka dëmtuar kapakun që mbulon pusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat