Mbretëresha anulon organizimet e Krishtlindjes, për shkak të Covid-19

Evropë

Mbretëresha anulon organizimet e Krishtlindjes, për shkak të Covid-19

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:27
Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha nuk do t’i kalojë Krishtlindjet vetëm pasi anëtarët e familjes mbretërore ranë dakord të zvogëlojnë të gjitha kontaktet, për shkak të frikës së përhapjes së virusit COVID-19.

Princi Charles dhe Camilla, Princi William dhe Kate, Princesha Anne, Princi Edëard dhe gruaja e tij Sophie kanë anuluar çdo plan para Krishtlindjeve.

Monarku u detyrua sot të braktiste një festë me familjen e saj të gjerë për shkak të pandemisë, shkruan Mirror.

Madhëria e saj po planifikonte të priste rreth 50 të afërm në Kështjellën Ëindsor, por mori vendimin për të ndërprerë këto aktivitete.

Këtë vendim, ajo e mori pas paralajmërimeve se mund të përhapet varianti i ri i virusit, i njohur si “Omicron”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat