Një nga seancat me debatin më të ashpër/ Mitsotakis njofton masat e reja financiare

Evropë

Një nga seancat me debatin më të ashpër/ Mitsotakis njofton masat e reja financiare

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:31
Kyriakos Mitsotakis

Në një prej seancave parlamentare me debatin më të ashpër politik prej zgjedhjeve të 2019, gjatë diskutimit të buxhetit për vitin 2022, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se qeveria e tij do të ofrojë lehtësim të mëtejshëm financiar për familjet, bizneset dhe fermerët, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe gazit natyror.

Kyriakos Mitsotakis kryeministër i Greqise: Dua të deklaroj sot 3 masa të reja shtesë për bizneset dhe konsumatorët. 1. Rritje shtesë e ndihmës shtetërore për tarifat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. 2. Rritja e ofertës për blerjen e gazit natyror me 40% për këtë muaj.3. Mbulimi i pjesës më të madhe të kostove mbi tarifat e energjisë tek fermerët nga gushti deri në dhjetor.

Kostoja totale e masave të ndihmës, sipas Mitsotakis është 1.35 miliardë euro, ndërsa ka theksuar se edhe këtë vit të vështirë Greqia ka pasur rritjen e tretë më të lartë ekonomike në BE në masën 6.9%. Ndërkohë qeveria Mitsotakis është nën presion pas publikimit të një studimi, që nxjerr në pah dobësitë dhe mosfunskionimin e sistemit shëndetësor dhe të dhomave të intubimit me pasojë rritjen e vdekshmërisë së pacientëve të sëmurë rëndë nga Covid-19 , ndaj dhe kreu i opozitës Aleksis Tsipras duke ushtruar kritikë të rreptë, mes të tjerash, edhe për menaxhimin e pandemisë ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Aleksis Tsipras lideri i Syriza-s: Jepni dorëheqjen dhe shpallni zgjedhjet, jepini mundësinë vendimit popullor për të dhënë rrugëdalje! Këtu është çasti! Ju kërkojmë të jepni një zgjidhje, sepse ju dështuat Ju jeni të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm, ju jeni një qeveri fajtore”.
Ndërkohë inflancioni në Greqi ka regjistruar rekord të dhjetëvjeçarit të fundit duke shkuar në muajin nëntor në 4.8% me tendencë rritje në dhjetor.

Gjithashtu pasqyrohet rritje shpërthyese e çmimeve sipas Institutit Kombetar të Statistikave të një sërë produktesh dhe shërbimesh si gazi natyror qe është rritur me 180,09% krahasuar me një vit më parë, nafta për ngrohje me 45,2%,karburantet e tjera me 24,9%, energjia elektrike rritur me 37,8% dhe te gjitha këto kane sjelle rritje te madhe te çmimeve ne produktetet e shportës ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat