Ministri i Shëndetësisë në Britani: Kufizimet e reja, mjeti i fundit!

Evropë

Ministri i Shëndetësisë në Britani: Kufizimet e reja, mjeti i fundit!

Më: 1 janar 2022 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Kufizimet e reja për të ngadalësuar përhapjen e rasteve të covid-19  në Mbretërinë e Bashkuar do të zbatohen vetëm si mjeti i fundit, tha Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid, duke vënë në dukje se pavarësisht rritjes së shtrimeve në spital, numri i pacientëve që trajtohen në njësitë kujdesit intensiv mbetet i qëndrueshëm.

Përhapja e shpejtë e variantit Omicron në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka rritur infeksionet në nivele të larta,dhe rastet kanë arritur në 190,000 raste deri të premten.

Britania nuk ka zbatuar masa të reja për Anglinë, e cila ka një popullsi prej më shumë se 80% të popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë imponuar kufizime, të tilla si reduktimi i numrit të njerëzve që lejohen për tu mbledhur së bashku, duke mbyllur klubet e natës dhe zbatimin e masave distancuese në baret.

“Kufizimet në lirinë tonë duhet të jenë zgjidhja jonë e fundit”, tha Javid në një artikull të botuar në edicionin e sotëm të Daily Mail. “Ne duhet t’i japim vetes mundësinë më të mirë për të jetuar me virusin, por edhe për të shmangur masat e ashpra në të ardhmen”, tha ai.

Javid kishte deklaruar më 27 dhjetor se nuk do të vendoseshin kufizime të reja në Angli para fundit të vitit 2021. Deklarata e tij nënkupton se vendosja e sanksioneve nuk është e afërt për vitin 2022.

Ai tha se pavarësisht se rritja e rasteve me Omicron u karakterizua nga kjo periudhë si shqetësuese, Britania po hyn në vitin e ri në një pozicion më të fortë se vendi në të cilin ishte 12 muaj më parë, duke pasur parasysh përqindjen e lartë të vaksinimit kundër covid.

“Numrat në reanimacionet janë të qëndrueshme, ndërsa në periudhën aktuale nuk ndjekin kursin që pamë në periudhën korresponduese të një viti më parë, gjatë valës së transmetimit të variantit Alfa”, ka shkruar ai.

Në të njëjtën kohë, Javid pranoi se për shkak të kohës që kaloi midis infeksioneve dhe shtrimeve në spital, një rritje e madhe e numrit të njerëzve që kishin nevojë për kujdes nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) ishte i pashmangshëm.

“Ky zhvillim ka të ngjarë të testojë kufijtë e kapacitetit përfundimtar të NHS-së shumë më tepër sesa një dimër tipik,” tha Javid, duke u kërkuar qytetarëve të bëjnë çfarë të munden për të mbrojtur veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat