Austria nga sot me masa të reja, maskat FFP2 do të përdoren në ambient të hapur

Evropë

Austria nga sot me masa të reja, maskat FFP2 do të përdoren në ambient të hapur

Më: 11 janar 2022 Në ora: 21:05
Ilustrim

Në Austri sot kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19 dhe përfshijnë kontrolle të detyrueshme për qasje në shitore me pakicë vetëm për personat e vaksinuar ose të shëruar nga koronavirusi, dhe detyrimin për të bartur maska ​​FFP2 në ambient të hapur nëse janë më pak se dy metra larg njëri-tjetrit.

Austria në 24 orët e fundit ka konfirmuar 11.516 raste të reja, ndërsa rritja më e madhe është në Vjenë, me një rekord prej rreth 3.500 raste të reja.

Pronarëve të shitjes me pakicë u kërkohet të kontrollojnë për dëshmi të vaksinimit ose infeksionit me koronavirus më së voni pas pagesës. Rregulli 2G, pra hyrja vetëm për të vaksinuarit dhe ata që i kanë mbijetuar virusit, ka kohë që është në fuqi dhe nga sot kontrollet janë të detyrueshme.

Në rast të mosrespektimit të kontrolleve, pronarët e dyqaneve përballen me gjoba deri në 3600 euro, njoftoi sot televizioni publik ORF.

Përfaqësuesit e shitjeve me pakicë kundërshtuan kontrollet, pasi nevojitet staf shtesë për masën.  Prandaj, në shumë qendra tregtare, klientët kontrollohen vetëm një herë në hyrje, duke shmangur kështu kontrollet në hyrje të çdo dyqani individual.

Personave të pa vaksinuar ende u ndalohet hyrja në dyqane që nuk shesin artikuj bazë, si supermarkete apo barnatore.

Njëkohësisht ka hyrë në fuqi masa e mbajtjes së detyrueshme të maskave FFP2 në ambient të hapur nëse distanca mes personave nuk i kalon dy metra.

Maskat FFP2 në ambiente të hapura do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 20 janar dhe anëtarët e së njëjtës familje dhe të afërmit e afërt janë të përjashtuar nga kjo masë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat