Gjermani: Ende jo gjendje alarmi në trajtimin intensiv

Evropë

Gjermani: Ende jo gjendje alarmi në trajtimin intensiv

Më: 16 janar 2022 Në ora: 07:21
Gjermani

Rregullisht ka paralajmërime për mbingarkesën e sistemit shëndetësor në Gjermani me rritjen e shifrave të infektimeve. Lajmi i mirë: Aty ku luftohet për të mbijetuar, tek trajtimi intensiv problemi nuk është Omikron.    

Mjekët e trajtimit intensiv në Gjermani nuk shohin ende ndonjë efekt të valës së Omikronit në spitale. "Aktualisht mundemi ta përballojmë valën e Omikronit në repartet e trajtimit intensiv", thotë presidenti i Shoqatës Ndërdisiplinore për Mjekësinë Intensive dhe Emergjencës", Gernot Marx, rrjetit redaksional gjerman, "RedaktionsNetzwerk Deutschland". Edhe në lidhje me pacientët me COVID-19 mundemi madje të bëjmë të ditura shifra në rënie, tha Marx. Të enjten kemi rënë nën shifrën 3.000 të pacientëve me COVID.

Marx theksoi, se aktualisht me Omikron janë infektuar persona më të rinj, nën moshën 35 vjeç, të cilët kanë dukshëm një ecuri më të lehtë, se më të moshuarit, dhe nuk trajtohen ose trajtohen vetëm si pacientë të veçantë në repartet e intensivit.

Image
Gernot Marx

Megjithatë problemi mbetet

Sipas Marx pritet që kundrejt Deltës, ku rreth 0,8% e të infektuarve u trajtuan intensivisht, të ketë shumë më pak raste të të infektuarve pozitivisht, që do të shkojnë në intensiv. "Por nëse indikatorët do të vazhdojnë të rriten për shkak të përhapjes shumë të shpejtë, kjo është natyrisht pastaj një problem", është shprehur Marx.

Drejtuesi i Regjistrit të Trajtimit Intensiv, DIVI Christian Karagiannidis, u shpreh për të mbledhur të dhëna edhe për të infektuarit me Corona në reparte normale në spitale. "Kemi nevojë për monitorimin, që ashtu si regjistri i intensivit jep të dhëna të besueshme për pacientët e infektuar me Corona në spitale, tha ai për gazetën e Dyseldorfit "Rheinischen Post", të shtunën.Eksperti i mjekësisë intensive tha, se gjendja mund të bëhet dramatike në repartet, ku pacientët trajtohen normalisht./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat