Schmidt: Nëse Dodik nuk përmbush atë që i premtoi Vuçiqit do të jetë në situatë të rëndë

Evropë

Schmidt: Nëse Dodik nuk përmbush atë që i premtoi Vuçiqit do të jetë në situatë të rëndë

Nga: F.B Më: 17 janar 2022 Në ora: 08:37
Millorad Dodik

Përfaqësuesi i lartë në BeH Christian Schmidt ka deklaruar se anëtari i kryesisë së BeH dhe lideri i Lidhjes social demokrate të pavarur Dodik, ka marr vendim për zhbllokimin e punës së institucioneve në BeH, por nëse Dodik nuk përmbush atë që i premtoi Vuçiqit do të jetë në situatë të rëndë, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

“Dodik ka marr vendim të kthehet në institucione, nëse këtë nuk e bën si i premtoi Vuçiqit, do të jetë në situatë të rëndë”, tha Schmidt për Face TV të Sarajevës.

“Ai e di si u soll në pushtet, çdo gjë që është orientuar kundër Dejtonit do të sanksionohet, bashkësia ndërkombëtare BE, ShBA dhe përfaqësuesi i lartë janë në një anë”.

Ai theksoi se nuk është çështja “çka do të bëhet me Dodik”, por bëhet fjalë me atë se “ai duhet të ulet edhe të bëjë punën".

"Nuk më duhet mirënjohje nga Dodik, ai vazhdimisht flet për mua. Nuk jam aq i parëndësishëm për te, duhet të punojmë për të ardhmen e BeH pa Dodik, në Dodik nuk duhet të llogarisim”, tha ai.

Dodik dhe disa po “luajnë” prandaj do të marr pyetje të pakëndshme “Nëse nuk tërheqin vendimet e Kuvendit të Srpska, atëherë si ka thënë Shekspiri “do të punojë para se të flas” kërcënoi ai, duke shtuar se mund të priten vendime të caktuara po çfarë do tl jenë do të shihet....do shkojmë rrugës që Dodik as që e ka menduar”, tha Schmidt.

"Bashkësia ndërkombëtare nuk mund vetëm të dhuroj mjete edh të pritet të bëhet diçka. Situata është serioze dhe askush nuk duhet të luaj me integritetin e BeH”, tha ai.

Shmit tha se nuk do të anulohet vendimi për mohimin e gjenocidit që u sjell nga Incko, ndërkohë që kritikoi praninë e të dënuarit nga Haga Vinko Panduroviç në festimin e ditës së Sprskes.

Ai vlerësoi se Dodik ka humbur “shansin e vetë me 9 janar” dhe ai është “figurë tragjike” ashtu si e gjithë situata në BeH.

Lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur”, Schmidt vlerësoi se kjo iniciativë është përgatitje për anëtarësim në BE dhe është e mirë nëse është proces integrues.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat